Në Parkun e Liqenit u përurua, Memoriali i Holokaustit.

“Së bashku me kryeministrin Edi Rama, ambasadoren e SHBA-sëYuri Kim dhe ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler, vendosim sot në Parkun e Liqenit një monument kujtese për të gjithë të shpëtuarit, por edhe për shpëtimtarët, dhe shqiptarët e mirë zemërmëdhenj, që mbrojtën jetë, duke shpëtuar botën e tërë”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë fjalë së tij, ambasadori i Izraelit, Noah Gal Gendler, u shpreh se “sot manifesojmë mirënjohjen e hebrenjve për veprën kurajoze të popullit shqiptar gjatë Holokaustit”. “Një akt i shkëlqyer nga një vend i vogël që shëmbëllen vlerat e njerëzimit, sakrificën dhe dashurinë,” tha ai.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, theksoi se “pas ngjitjes në pushtet të Hitlerit, shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj nga vdekja e sigurt”, ndërsa kryeministri Rama shtoi se “i vjen mirë që ky memorial është pjesë e një hapësire publike”.

Holokaust i referohet gjenocidit të kryer nga Adolf Hitleri kundrejt hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë luftës, rreth 2,000 hebrenj kërkuan strehim në Shqipëri dhe shumica e tyre u trajtuan mirë nga vendasit duke i strehuar nëpër fshatrat malorë.

Burimi: Anabel