Aktorja Nicole Kidman nuk poston foto të vajzave të saj në rrjetet sociale, ndërsa ato me bashkëshortin Keith Urban nuk mungojnë.

Sot për t’i uruar të bijës Sunday Rose 12-vjetorin, Kidman postoi këtë foto:

https://www.instagram.com/p/CCWYGAwnE77/

“Përqafime për ditëlindjen të dashurës sonë Sunday. Gëzuar ditëlindjen vogëlushe”, shkruan aktorja 53-vjeçare.

Ky postim vjen vetëm pak ditë pasi Kidman foli për mëmësinë në kohë pandemie.

“Kam kaluar shumë kohë me to, kam mësuar kaq shumë. Kam një vajzë që do të mbushë 12 vjeçe dhe tjetrën që është 9 vjeçe dhe kanë nevojë për një përkujdesje të veçantë, sepse tani duhet t’i ndihmoj dhe me shkollën. Pra ti po merresh me shkollën e tyre dhe ato janë gjithë kohës në shtëpi dhe ti po përballesh me shumë emocione të tjera”, tha Kidman.