Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, njofton se ka dalë pozitive ndaj virusit Covid 19.

Virusi Covid 19 tashmë e ka kaluar grupin parlamentar të LDK’së, të cilës i kanë dalë pozitivë disa deputetë dhe zyrtarë. Deputetja e PDK’së thotë se më parë ka dalë negative, mirëpo pasi i janë shfaqur simptomat e sëmundjes, është ritestuar dhe ka dalë se është e infektuar.

“Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv. Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi, Ethe, Temperaturë, Koll. Poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë. Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese”, ka shkruar deputetja Hoxha në Facebook./femmagazine.3klikanet.local