Roza Gold, apo floriri ne nuancen e rozes eshte kthyer ne nje nga ngjyrat me moderne, te cilen po e shohim kudo.

Kjo nuancë e pazakonte e rozës duket se i ka kapërcyer kufijtë e modës dhe bizhuterive, ajo gjendet kudo.

Po perse është kaq popullore?

Publiku i gjerë – thotë BBC, – nuk kishte dëgjuar shumë për këtë ngjyrë deri kur Apple hodhi në treg shtatorin e 2015-tës linjën e tij të iPhone-t 6s”.

6 S-ja u bë një prej telefonave më popullore të kompanisë dhe 40% e porosive rezultuan për modelin Rozë-Gold.

Apple, praktikisht e rrënjosi këtë ngjyre në ndërgjegjen e konsumatorit. Por ajo kishte ekzistuar shume kohe përpara se të përzgjidhej për telefonin e famshëm celular.

Majat e suksesit i mbërriti fillimisht në 2012-tën, kur gjeti një vend të zgjeruar tek bizhuteritë e pas kësaj, nisi te mbushte pasarelat e dizajnerave të famshëm si Roberto Cavalli apo Jimmy Cho.

Në panairin e orendive, të çelur në Milano prillin e këtij viti, më i madhi i mobilimit në botë, “Roza Gold” ishte ngjyra mbizotëruese e kuzhinave te ekspozuara për publikun.

Burimi: Femra Moderne