Nga nesër në mesnatë 6,6 milionë persona do të izolohen në Australi, për shkak të një rritjeje të rasteve me koronavirus, raporton “CNN”.

Victoria, qyteti më i prekur dhe New South Wales do të bllokohen për herë të parë që nga fillimi i pandemisë Covid-19.

Viktoria regjistroi rritjen më të lartë ditore me 127 raste të reja, ndërsa në gjithë shtetin janë 2 663 të infektuar dhe 22 viktima.

Në Australi, mbi 8 500 persona kanë pasur koronavirusin dhe 106 persona kanë humbur jetën.

Gjithashtu, kufiri midis dy shteteve më të populluara të Australisë, Victoria dhe New South Wales (NSW), do të mbyllet pas rasteve me Covid-19.

Burimi: Albinfo.ch