Të gjithë i dinë rregullat, por nuk i zbatojnë. Dikush mendon se nuk do infektohet nga virusi nëse nuk mban maskë, por situata aktuale kudo nëpër botë tregon se sa e rëndësishme ësht dhe jo vetë maska.

Nëse je për fluturim (atje ku lejohesh të shkosh) duhet të shohësh se si i ka marrë masat aktorja e famshme Helen Mirren.

74 vjeçarja nuk është në moshë as për të neglizhuar dhe këtë e di mirë. Me fotot që postoi në Instagram vërtetoi se kur bëhet fjalë për shëndetin nuk ka modë, nuk ka as ndasi përveçse kujdes dhe siguri.

Ajo shfaqet në avion me maskë, syze transparente, kufje të mëdha dhe me një kapelë bejsbolli. ‘Është një look’ shkruan aktorja e cil e cila është përpjekur të mos duket dhe aq e çuditshme. Por fundja ky është normaliteti i ri!

https://www.instagram.com/p/CCQVFCoDRyD/

Në rrjet po komentohet si shembulli që duhet ndjekur.