Olta Gixhari, pavarësisht se pjesën më të madhe të shtatzënisë, zgjodhi të ishte diskrete, në muajt e fundit nuk po kursehet në detajet që ndan me ndjekësit përmes Instagram-it.

Pak orë më parë, Olta postoi një foto me barkun e rrumbullakosur, ku përveç emocioneve, tregon se bebushi pritet të vijë në jetë brenda pak javësh.

Aktorja është 32 javëshe shtatzënë (që do të thotë rreth muajit të 8 të shtatzënisë) dhe mezi pret çastin që ardhja e fëmijës së parë t’i ndryshojë jetën çiftin.

https://www.instagram.com/p/CCL_oPZHAyu/

“32 javëshe shtatzënë dhe këto janë pushimet tona të fundit në çift. Për pak javë, kryevepra jonë do të na ndryshojë jetën dhe ne mezi po e presim.”- shkruan Gixhari në përshkrimin e fotos.

Nëse kryevepra do të jetë vajzë ose djalë, Olta nuk e ka thënë ende, por zërat thonë se bebushi është djalë.

Burimi: Anabel