Shqipëria ka ndër viset më të bukura detare në rajon, e këtë e dëshmon numri i madh i vizitorëve, e sidomos të huajve. Bregdeti shqiptar sikur çdo vit tjetër, edhe sivjet po mirëpret turistë nga e gjithë bota.
Në këto ditë të korrikut, aktorja e njohur turke zgjodhi pikërisht jugun e Shqipërisë që të relaksohet dhe të krijojë kujtime të bukura, sikurse korrikun e kaluar.
Bëhet fjalë për aktoren e mirënjohur dhe të dashur turke, Farah Zeynep Abdullah, e njohur te shqiptarët me rolin e Surës, nga seriali Kurti dhe Sura apo në origjinal Kurt Seyit ve Şura.
Për ndjekësit e saj të shumtë në Instagram, aktorja postuar në Instastory një foto, përmes së cilës ka bërë të ditur se po pushon në jug të Shqipërisë.
https://www.instagram.com/p/CCJkvWagJT_/
Aktorja ka luajtur në shumë seriale, ku është shpërblyer edhe me çmime që i takojnë këtij profili . Për publikun apo themi më mirë për familjet shqiptare, Farah është bërë e njohur nga seriali “Kurti dhe Sura” në rolin e Surës, ku ka luajtur përkrah aktorit të njohur dhe shumë të pëlqyer, Kıvanç Tatlıtuğ i cili vjen ë rolin e Kurtit.
Burimi: Prive.al