Konsumimi i trangujve ju sjell shumë përfitime shëndetësore që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë.

Hidratim plus

Është i njohur për sasinë e lartë të përqindjes së ujit në të. Uji pastron trupin nga toksinat. Kastraveci është i përbërë 95 % nga uji. Pra nëse ju hani një kastravec, keni ngrënë dhe pirë në të njëjtën kohë.

Ka pak kalori

Kastravecët kanë pak kalori dhe përmbajnë rreth 15-17 kalori. Veç kësaj ai është i pasur në vlera ushqyese si fibra, proteina, vitaminë C, K, mangan, hekur, zink dhe magnez. Pjesa më e madhe e lëndëve ushqyese, fibrat, gjenden në pjesën e jashtme të lëkurës.

Humbni në peshë

Për shkak të kalorive të pakta dhe fibrave të shumta, kastraveci është një ushqim i favorshem për të humbur peshë.

Ndihmon në shëndetin e mukozës së gojës

Nëse mbani një fetë kastraveci në gojë për pak sekonda, ju keni vrarë shumë baktere. Pervec kesaj kështu eleminoni edhe aromën e pakëndshme të gojës.

Ul kolesterolin e keq dhe sheqerin e larte ne gjak

Përmban disa anti-oksidantë që reduktojnë stresin oksidativ duke ndihmuar në uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe sheqerit në gjak.

Redukton nivelin e stresit

Është i njohur si përdorues për uljen e nivelit të stresit dhe ankthit.

Flokë, thonj dhe lëkurë të shëndetshme

Kastravecat përmbajnë vitamina A, B, C, K, mangan, bakër dhe kalium që janë të rëndësishme në krijimin e një sistemi imunitar të shëndetshëm. Dhe kur trupi dhe sistemet imunitare janë të shëndetshme, shpesh kjo reflektohet në flokët, thonjtë dhe lëkurën tuaj. Përveç kësaj, kastravecat janë të pasur me silicë, e cila është e nevojshme për zhvillimin e indeve lidhëse.

Ka përmbajtje sulfurike

Sipas një artikulli të botuar nga Kolegji Huntington i Shkencave të Shëndetit, squfuri ka aftësinë për të formuar lidhje të forta që kontribuojnë në flokët e shëndetshëm. Methylsulfonylmethane (MSM) e cila përmban squfur është gjithashtu e nevojshme për formimin e keratinës për thonjtë dhe flokët.

Përmirëson tretjen

Kastravecat përmbajnë nivele të larta të ujit dhe fibrave. Së bashku, këto dy lëndë ushqyese thelbësore ndihmojnë në lëvizjen e ushqimit në trupin tuaj, duke promovuar bakteret e mira në zorrë që të rregullojnë lëvizjen e zorrëve dhe duke parandaluar kapsllëkun.

Kujdeset për shëndetin e zemrës

Është e njohur gjerësisht se nivelet e kaliumit ndihmojnë muskujt, nervat dhe veshkat për të filtruar gjakun dhe si rezultat ndihmon zemrën të lëvizë gjakun e pastër dhe të shëndetshëm në mënyrë më efikase.

Burimi: Revista Femra Moderne