Mjeku i njohur nga Shqipëria i hematologjisë Arjan Pushi, ka humbur betejën me koronavirusin.

Më herët u raportua se ai është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Infektiv, i prekur nga Covid 19.

Mësohet se Pushi, 58-vjeç nuk ka pasur asnjë sëmundje shoqëruese, dhe u prek nga Covid 19 në detyrë, teksa në repartin e homatologjisë u shënuar dhjetëra raste me koronavirus, edhe në radhët e pacientëve të shtruar, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Lajmin e hidhur e ka dhënë Bernard Pogoni, i cili u shpreh ngushëllime familjarëve teksa shkruan se Pushi ishte një mjeshtër i punës që ndër vite dhe kontributin e tij në shërbimin e hematologjisë jo vetëm në vendin tonë por në trevat mbarë shqiptar.