OBSH është shprehur e shqetësuar me situatën e koronavirusit në disa vende të Europës, në mesi ne tyre është edhe Kosova, duke theksuar se sistemin shëndetësor mund të jetë në rrezik, transmeton Gazeta Metro.

Drejtori i OBSH’së tha se kishte paraljamëruar për javë të tëra për rrezikun  e rishfaqjes së virusit, dhe në dy javët e fundit këtë vende kanë regjistruar rritje të të infektuarve.

“Teksa po mësohet të bashkëjetohet me masat e reja , për javë të tëra unë kam folur për rrezikun e rishfaqjes së virusit. Në disa vende evropiane, ky rrezik është bërë realitet. 30 vende në dy javët e fundit  kanë regjistruar rritje të të infektuarve” u shpreh drejtori rajonal i OBSH për Evropën.

Në listën e këtyre vendeve janë, Kosova, Shqipëria, Suedia, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Moldavia dhe disa vende të tjera.

Sipas OBSH më shumë se nëntë milion njerëz janë konfirmuar globalisht  të infektuar me koronavirus ndërsa mbi 479.000 kanë humbur jetën.