Një përdoruese e Tik Tok-ut, Lila Savoia, e cila ka studiuar në të njëtën shkollë me Gigi dhe Bella Hadid, ka postuar fotot e modeleve gjatë shkollës së mesme. Në fotot e vitit 2013, Gigi duket afërsisht njësoj si sot, ndërsa Bella duket se është transformuar drastikisht.

23-vjeçarja është shprehur më parë se nuk i nënshtruar asnjë operacioni plastik, duke theksuar se ka frikë të bëjë fillers.

Por dy kirurgë plastikë kanë treguar për Daily Mail operacionet që motrat Hadid mund të kenë kryer. Ata thanë se Bella mund të ketë kryer ndërhyrje në hundë, fillera te buzët, si dhe konturim të fytyrës. Ndërsa për sa u përket syve të tërhequr si dhelpër të modeles, kirurgët thonë se mund të jenë si rezultat i ndonjë tërheqjeje të vetullave.

Ndërsa për Gigi-n thanë se mund të ketë kryer një fryrje të lehtë buzësh dhe fillera në nofulla.

Megjithatë, kirurgët shtuan se në këtë transformim të modeleve mund të kenë ndikuar edhe grimi apo këndet e kameras.

Burimi: Revista Class