Numri i lartë i të prekurve nga Covid-19, për mjekun imunolog Genc Sulçebe, ishte i pritshëm. 

Sulçebe thotë në vendin tonë, virusi ka qarkulluar shumë pak dhe shumica e popullatës ka qenë e paprekur nga virusi. Ai, shton se kjo është periudha afër pikut, por sipas tij me rritjen e temperaturave, transmetueshmëria do të ulet.

“Te ne virusi ka qarkulluar shumë pak. Ne patëm një shtetrrethim, patëm një hapje të shpejtë dhe e patëm në mënyrë të natyrshme. Shumica e popullatës ka qenë e paprekur nga virusi.”-u shpreh ai duke thënë se mesi i korrikut pritet t’i ulë shifrat që dëgjojmë ditë pas dite”.

“Mbi 95 për qind e popullatës nuk ka krijuar antitrupa.Kjo rritje e sëmundshmërisë është e pritshme, mendoj se do rritet, faza 10 javore e shpërndarjes së virusit, nga mesi i korrikut do të ulët.”

Burimi: Abc News