Opera në Barcelonë ka rihapur dyert për herë të parë, pas tre muaj mbylljeje, me një koncert ekskluziv për një audiencë të veçantë. Trupa e operës performoi para afro 2.300 bimëve shtëpiake.

Organizatorët, thanë që ky koncert kishte qëllim të reflektonte mbi absurditetin e gjendjes njerëzore në epokën e koronavirus, sitiatë kjo që privoi njerëzit nga pozita e tyre si spektatorë.

“Natyra përparoi duke rikthyer hapësirat që ia rrëmbyen ” tha producenti ekzekutiv Eugenio Ampudio.

Organizatorët bënë të ditur se kanë vendosur 2,292 trupa lulesh, duke i zëvendësuar ato me spektatorë.

“A mund ta zgjasim empatinë? Le të fillojmë me artin dhe muzikën, në një teatër të shkëlqyeshëm, duke e ftuar natyrën, vazhdoi Ampudio.

Me të përfunduar koncerti, lulet do të dhurohen për punonjësit shëndetësor të cilët gjatë kohës së pandemisë ishin dhe vazhdojnë të jenë në vijën e parë të frontit.

Kujtojmë se Spanja ka qenë një nga vendet më të prekura nga Covid-19, me 28,323 vdekje dhe 246,272 të infektuar nga ky virus.

Burimi: Reuters