Tani që jemi pranë sezonit ku do të merren pushimet dhe të gjithë janë të shqetësuar për situatën. A duhet të kujdesemi në plazh dhe në det njësoj si dhe në jetën e përditshme? Përgjigja është PO.

Mjekët thonë se në këtë kohë transmetueshmëria mund të jetë ulur. Megjithatë edhe në plazh duhet të jemi të kujdesshëm.

COVID-i jeton edhe në ujëra, janë të ndjeshëm ndaj dezifektanëve psh si në pishina. Vetë plazhi dikton grumbullime masive, por ekspertët rekomandojnë që të respektohen rregullat dhe protokollet, siç është mbajtja e maskës në ambiente të brendshme, mbajtja e distancës jashtë, larja dhe dezifektimi i duarve.