Regjisorët dhe figurat e njohura të artit kinematografik shqiptar, vëllezërit Edmond dhe Robert Budina, rezultojnë të jenë infektuar me Covid-19. Sipas Gazetës Shqip, edhe emra të tjerë të njohur janë infektuar me Koronavirus.

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndërmori protesta disaditore në Tiranë.

Më pas zhvilluan disa takime dhe qëllimi ishte mbledhja e firmave të peticionit për detyruar qeverinë për të rindërtuar teatrin ashtu siç ishte.

Aleanca, me drejtues kryesorë Edmond dhe Robert Budina ka pasur takime në Durrës, Shkodër, Kukës dhe në qytete të tjera.