Aktori veteran i skenës dhe i filmit Sir Ian Holm, i cili luajti Bilbo Baggins në filmat “Lord of the Rings”, ka vdekur në moshën 88 vjeçare.

Sir Ian, i nominuar për Oscar në rolin e trajnerit në Chariots of Fire, gjithashtu luajti android Ash në Alien (1979).

“Tejet të trishtuar konfirmojmë lajmin që aktori Sir Ian Holm CBE ndërroi jetë këtë mëngjes në moshën 88 vjeçare”, tha agjenti i tij në një deklaratë.

“Ai vdiq i qetë në spital me familjen dhe kujdestarin e tij”, shtoi ai.

Burimi: BBC