Kjo pjatë do të ishte një vakt ideal dreke, nëse doni diçka të shijshme dhe që nuk ju merr shumë kohë. Për më shumë, shihni videorecetën:

Përbërësit:

300 g makarona të vogla guaskë

300 g mish i grirë

1 qepë

1 karotë

1 degë selino

100 ml verë e bardhë

300 g salcë domate

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Borzilok

Përgatitja:

Vendosim makaronat të ziejnë me ujë dhe kripë sipas udhëzimeve në paketim. Ndërkohë në tigan kaurdisim qepën, karotë dhe selinonë me vaj ulliri. Shtojmë mishin e grirë dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E shuajmë me verë të bardhë dhe kur të avullojë alkoli shtojmë borzilokun dhe salcën e domateve si dhe pak ujë nga makaronat, e ziejmë disa minuta. Në fund shtojmë makaronat e ziera. E përziejmë me kujdes dhe e shërbejmë në pjatë me djathë dhe gjethe borziloku.

Burimi: Living