Sipas faqes së internetit “Worldometer”, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 450.088 vdekje, ndërsa numri i rasteve ka arritur në 8.377.466.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, 119.880 viktima. Pas saj radhiten Brazili me 46.510 vdekje, Britania e Madhe me 42.153, Italia me 34.448, Franca me 29.575, Spanja me 27.136, Meksika me 18.310, India me 12.262, Belgjika me 9.675, Irani me 9.185, Gjermania me 8.918, Kanadaja me 8.254, Rusia me 7.478, Peruja me 7.257, Holanda me 6.075 dhe Suedia me 5.041 viktima nga COVID-19.

Vendet e tjera me mbi 1.000 vdekje janë Turqia (4.861), Kina (4.634), Ekuadori (4.007), Kili (3.615), Pakistani (2.975), Indonezia (2.276), Zvicra (1.956), Egjipti (1.850), Kolumbia (1.801), Irlanda (1.710), Afrika e Jugut (1.674), Portugalia (1.523), Rumania (1.451), Bangladeshi (1.305), Polonia (1.286), Filipinet (1.108) dhe Arabia Saudite (1.091), përcjell albinfo.ch.