Romanca e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly po lulëzon.

Ylli i filmit, 34 vjeç dhe reperi, 30 vjeç, kohët e fundit dolën në publik bashkë pas ndarjes së Megan nga Brian Austin Green dhe thuhet se po takohen “disa herë në javë”.

Aktorja Megan dhe reperi, emri i vërtetë Colson Baker, po shqërohen me njëri-tjetrin ndërkohë që ajo ka tre djem me Brian: Noah Shannon, 7 vjeç, Bodhi Ransom, 6 vjeç dhe Journey River tre vjeç, të cilët janë nën kujdesin e saj.

Një burim i tha “People”: “Ata qëndrojnë nga Megan disa herë në javë. Ajo e takon atë vetëm kur djemtë janë me Brian.

“Marrëdhënia duket shumë e re dhe jo aq serioze sa Megan ta prezantojë me fëmijët e saj. Megan duket se është shumë e lumtur.”

Megan dhe Brian, 46 vjeç, zhgënjyen shumë ndjekës kur njoftuan se po ndahen pas gati 10 vite të martuar.

Brian më parë u dha fund thashethemeve që Megan e kishte tradhëtuar me Machine Gun Kelly pasi ai këmbënguli se dyshja ishin thjesht “miq në këtë pikë”.

Vetëm disa javë më vonë, aktorja publikoi dashurinë e re me reperin, pas një nate në një lokal në Los Angeles.

Në fotot e publikuara në internet, çifti i ri u pa duke mbajtur duart rreth njëri-tjetrit dhe duke u puthur në një makinë para se të “zhdukeshin”.

As Megan dhe as Machine Gun Kelly nuk mbanin maska, duke injoruar urdhrin që njerëzit duhet të mbanin maska fytyre në vende publike në Los Angeles.

Meghan u shfaq për herë të parë me muzikantin në videon e tij muzikore seksi për “Bloody Valentine”.

Burimet i thanë “US Weekly”: “Megan dhe MGK u lidhën kur ajo dhe Brian u ndanë, por nuk i kishin prerë plotësisht lidhjet.”

Por Brian këmbënguli se tradhëtia nuk ishte arsyeja për prishjen e martesës me Brian Austin Green.

Ai tha: “Unë kurrë nuk e kam takuar atë, por Megan dhe unë folëm për të dhe ata janë miq në këtë pikë. Dhe nga ato që është shprehur ajo, ai është një djalë vërtet i mirë. Unë i besoj gjykimit të saj. Ajo gjithmonë ka pasur gjykim vërtet të mirë “.

“Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se janë ziliqarë ose unë kam qenë viktimë në çfarëdo mënyre në këtë mes, sepse unë nuk isha. Kjo nuk është diçka e re për ne. Kjo është diçka e re për njerëzit që dëgjojnë diçka në media… por nuk është e re për ne “.

Brian tregoi se si Megan u largua pasi u kthye në shtëpi nga puna jashtë vendit, sepse “e pëlqeu veten më shumë gjatë asaj përvoje”.

Prodhuesi amerikan i TV pranoi se ishte “i tronditur dhe i mërzitur”, por tha se nuk kishte asgjë të keqe me Megan, sepse ajo nuk kërkoi të ndihej në atë mënyrë.

Ai shpjegoi: “Ajo tha, ‘Unë e kuptova kur isha jashtë vendit duke punuar , sepse ndihem më shumë si vetja ime dhe mendoj se kjo mund të jetë diçka që ia vlen ta provoj për veten.

“Ne kemi pasur një marrëdhënie të mrekullueshme dhe gjithmonë do ta dua atë dhe e di që ajo do të më dojë gjithmonë”.

Gjatë fundjavës, Brian u pa me modelen 25-vjeçare, Courtney Stodden, përpara se Megan të dilte në publik me Machine Gun Kelly.