Xhensila Myrtezaj është përpjekur të tregohet tepër e rezervuar për familjen, ndaj nuk është çudi pse një foto e majit të vitit 2019 – ku Xhensila postoi për herë të parë një foto të babait – bëri xhiron e rrjetit.

Megjithatë, pavarësisht dëshirës së këngëtares për të mos folur publikisht për familjen, ajo së fundmi foli publikisht për divorcin e prindërve.

Një nga vajzat në një emision televiziv, nëna e të cilës dikur konkurronte me Xhensilën te “Gjeniu i vogël”, e pyeti për divorcin e prindërve dhe raportin me ta. Xhensila falenderoi publikisht të ëmën, për të cilën tha se “ishte bërë nënë dhe baba njëkohësisht”. “E dua shumë,” u shpreh ajo dhe më pas shtoi se “edhe babain e do shumë”.

Këngëtarja theksoi se pavarësisht problemeve që shkakton divorci te fëmijët, rëndësi ka mënyra se si menaxhohet më pas marrëdhënia nga të dyja palët.