Ilaçi më i mirë kundër Covid19 është të mbështetni sistemin tuaj imunitar me një mënyrë jetese të shëndetshme, thonë ekspertët shëndetësor.

-Armiku më i fortë i Virusëve është imuniteti i lartë

Përveç distancës sociale dhe larjes së duarve, shëndeti i sistemit tonë imunitar është thelbësor në luftimin e viruseve.

Këshillat kryesore:

1-Dilni jashtë në Natyrë dhe diell sa më shumë që të jetë e mundur dhe provoni të shkoni zbathur në bar
2-Jeni aktiv – ecni, vallëzoni, luani ose edhe bëni një stërvitje ‘kuzhine‘
3-Lidhuni me miqtë dhe të dashurit në çfarëdo mënyrë që të keni mundësi, duke e ruajtur distancen
4-Fleni mirë dhe kaloni ca kohë duke pushuar çdo ditë
5-Gjeni një mënyrë për të ndihmuar të tjerët dhe për të filluar një praktikë mirënjohjeje
6-Argëtohuni ose shikoni filma komedi, e qeshura është terapi e mirë
7- Hani ushqim të vërtetë, thuaj jo fast food
8- Nëse vuan nga diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut, mjekohu
9-Shmangni lajmet dhe emisionet politike

Të gjitha këto më lart e ulin nivelin e stresit. Dihet mirë se niveli i lartë i stresit e ulë imunitetin./femmagazine.3klikanet.local