Gruaja e Presidentit të Ukrainës, Olena Zelenska, është hospitalizuar pasi rezultoi pozitive me koronavirusin. Mësohet nga spitali se gjendja e saj është e qëndrueshme. Për fat të mirë, pasi presidenti i është nënshtruar testit, ka rezultuar negativ.

Diagnoza e përcaktuar është është COVID-19 – pneumoni polisgmentale bilaterale, e cila vepron në organizëm në mënyrë të moderuar. Pra, ajo nuk ka nevojë për ndihmë me oksigjen, pasi gjendja është e qëndrueshme”,- tha zyra e presidentit në një deklaratë publike.

Olena ishte e izoluar dhe nën mbikëqyrjen mjekësore. Testet që iu bënë presidentit dhe fëmijëve ishin negative.

Ukraina vendosi karantinën në muajin mars, duke parandaluar një përhapje masive të koronavirusit. Në fund të majit, qeveria filloi të lehtësojë kufizimet, duke lejuar që restorantet, palestrat dhe transporti publik të operojnë normalisht. Që nga 15 qershori, vendi rifilloi fluturimet ajrore.

Sidoqoftë, ditët e fundit Ukraina është ndeshur me një rritje të konsiderueshme të koronavirusit. Edhe atje, qeveria ia atribuon rastet e shtuara neglizhencës së qytetarëve për të respektuar protokollin mjekësor për të mos përhapur infeksionin.

Ne të gjithë kemi ngatërruar zbutjen e masave me heqjen dorë plotësisht të të gjitha kufizimeve që ekzistojnë në vend”,- tha ministri i Shëndetësisë, Maksym Stepanov, në një njoftim publik të martën.

Ukraina raportoi 32.476 raste të prekur nga koronavirusi më 16 qershor dhe 912 vdekje.

Burimi: Revista Class