Ka ndërruar jetë njëri nga doajenët e gazetarisë dhe publicistikës  shqiptare, Llukman halili, i cili tash e sa vjet jetonte dhe vepronte ne Zvicër.

Bëhet e ditur se i ndjeri, ndërroi jetë pas një sëmundje të shkurtër.

Llukman Halili punoi gazetar për një kohë të gjatë në Radio Televizionin e Prishtinës, e më vonë edhe në agjencinë kroate të lajmeve HINA. Halili ka shkruar shumë kolumne dhe opinione. Është bashkëautor i librit Une, Ramiz Alia i botuar në vitin 1993.

I ndjeri Llukman Halili, u lind në Ternoc të madh. Fakultetin e shkencave politike e kreu në Zagreb, ndërsa vite më vone edhe doktoroi po ashtu në Kroaci.

Sipas njoftimit, për shkak te rrethanave të krijuara nga pandemia , varrimi i të ndjerit do të bëhet në Zvicër./ femmagazine