Në Kosovë tashmë kanë mbërritur ndihmat me pajisje të ndryshme mjekësore si shtretër për shërbimin e Emergjencës në QKUK, shtretër me mekanizma për dhoma intenzive, tavolina ushqimi e pajisje tjera të nevojshme mjekësore.

Ky donacion ishte premtuar ditw mw parw  biznesmeni i njohur me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Naser Alim, i cili ka në pronësi kompaninë “Alim Group” nga Stambolli.

Ky donacion ka ardhur si rrjedhojë e një takimi që kishte zhvilluar kohë më parë me këtë biznesmen Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll znj. Suzan Novoberdaliu.


Me këtë rast z.Alim kishte shprehur gatishmërinë që në këtë kohë të rëndë në të cilën po kalon Kosova, për shkak të Pandemisë Covid-19, ta ndihmoj vendin tonë tani dhe në të ardhmen nëse e kërkon nevoja.

Gjesti i këtij biznesmeni me rrënjë shqiptare, përveç efektit konkret ka edhe simbolikën e fuqishme, që tregon se si biznesmenët tanë të cilët jetojnë e punojnë jashtë trojeve shqiptare, në kohë të vështira nuk hezitojnë të ndihmojnë vendin e origjinës.

Zonja Novoberdaliu, në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës e ka falënderuar z. Alim, duke i shprehur mirënjohje të veçantë dhe të përzemërt. /femmagazine.3klikanet.local