Përcaktimi i cilësisë dhe sasisë së ushqimit për fëmijë, është proces i vështirë, por Departamenti Amerikan i Bujqësisë, ka krijuar një udhëzues në formë piramide, që shërben për një ushqim sa më të shëndetshëm, sidomos për fëmijët e vegjël.

Por çfarë saktësisht nënkupton kjo piramidë?

Udhëzuesi i Piramidës

Pasi fëmija të mbushë moshën dy vjeç, ushqimi për ta nuk duhet të dalloj shumë nga ai i familjes në përgjithësi. Kjo është mosha kur fëmija duhet të tërhiqët nga konusmimi i qumshtit ne masë më të madhe. Është koha kur fëmija duhet të hajë tri vakte në ditë dhe të ketë së paku dy racione të plota në ditë.

Për tu siguruar se fëmija juaj po ushqehet shëndetshëm, janë disa gjera që duhet kufizuar ose shmangur tërësisht.

Produktet e qumështit, përfshirë këtu edhe qumështin, duhet të kufizohen në më pak se 24 orë në ditë. Lëngu duhet të jetë i kufizuar në 6 orë në ditë. Edhe ushqimet e pasura me sheqer dhe yndyrë, duhet të jetë të kufizuara.

Ushqimi cilësorë, sipas ekspertëve është shumë i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës. Duke u dhënë fëmijëve tuaj ushqim të shëndetshëm, mund ti mbroni ata nga shumë sëmundje. Këtu përfshihen sidomos sëmundjet si diabeti ose mbipesha. Ushqimi i shëndetshëm gjithashtu siguron që fëmija të arrij potencialin e plotë të rritjes.

Përveç respektimit të kësaj piramide, ka disa gjëra themelore që duhet të mbani mend kur kemi parasysh ushqimin për fëmijët. Këtu përfshihen këto këshilla:

  • Ushqeni fëmijët me ushqim të shumëllojshëm. Mos harroni, ushqimi i shëndetshëm fillon herët, dhe sa më herët të filloni me ushqimet të reja aq më shpejt dhe lehtë fëmija do ti pranoj ato.
  • Mbani fëmijët aktiv. Ushqimi i shëndetshëm duhet patjetër të kombinohet me aktivitet fizik të fëmijës.
  • Ushqeni freskët. Frutat dhe perimet e freskëta, si dhe drithërat, duhet të përfshihen në dietën e fëmijës në bazë të rregullt.
  • Shmangni yndyrnat. Shikoni ushqime që kanë sasi më të vogël të yndyrnave, veçanërisht yndyra të ngopura.
  • Kufizoni sasinë e sheqerit dhe kripës.
  • Mendoni për fizikun e fëmijës. Ushqimi i mirë për fëmijët përmbanë shumë hekur dhe kalcium, të cilat ndihmojnë zhvillimin e kockave dhe muskujve.
  • Bëhuni shembull i mirë për fëmijën tuaj. Ju nuk do të duhet të uleshit e të hanit biskota në prezencën e tyre. Pas kësaj mos pritni që fëmija ti përqej të hajë një sallatë në drekë ose darkë. Shmangni blerjen e ushqimeve me kalori dhe yndyrë të lartë.

 

Kujdes me sasinë e ushqimit  

Një faktor tjetër i rëndësishëm për procesin e të ushqyerit, sidmos te fëmijët, është raporti i sasisë dhe mënyrë së shërbimit. Pra ky raport variron nga natyra e fëmijës dhe shkalla e rritjes. Disa fëmijë kanë nevojë të hanë më pak e disa të tjerë sasi pak më të madhe.

  • Perimet – Fëmijët tuaj duhet të hanë tri lloj perimesh në ditë. Mënyra e përgatitjes mund të ndryshoj. Mund t’i ushqeni me perime krejtësisht të freskëta, ose edhe mund t’i coptoni duke i bluar në blender.
  • Frutat – janë padyshim mëse të domosdoshme për fëmijët. Ata duhet të konsumojnë çdo ditë fruta sidomos ato të sezonit pasi që janë më të freskëta. Ju gjithashtu mund të zëvendësoni ¾ filxhan lëng frutash (sigurohuni që është 100% natyral), ½ filxhan me fruta të konservuara ose ¼ filxhan fruta të thata. Këtë sasi të frutave fëmija duhet ta marrë dy herë në ditë.
  • Bylmet – Fëmijës i duhen që gjatë dy vakteve të konsumoj produkte bylmeti. Një herë mund t’i shërbeni një gotë qumësht, një herë tjetër një gotë kos, ose dy feta djathë.
  • Proteinat – Derisa dihet që mishi është burim i pasur me proteina, konsumimi i tij nga fëmijët duhet të jetë i kufizuar. Vlerat ushqyese që posedon mishi, fëmija mund t’i marrë edhe përmes burimeve të tjera. P.sh. Një copë mish mund të zëvendësohet me fasulë të zier, një vezë ose dy lugë gjalpë kikiriku. Edhe këto produkte kanë sasi të mjaftueshme të proteinave. Fëmijët duhet të hanë së paku dy racione me përmbatje të proteinave në ditë.
  • Minimizoni yndyrën – Ekspertët rekomandojnë që gjatë gjithë ditës fëmija duhet të marrë deri në 50 gram yndyrë, por edhe më pak. Gjithmonë duhet kihet parasyshë së yndyrnat e ngopura duhet minimizuar sa më shumë që është e mundur. /femmagazine.3klikanet.local

Burimi: Healthlive.com