Kryeparlamentarja e Republikës së Kosovës, Vjosa osmani, ka kujtuar sakrificën e popullit shqiptarë të Kosovës, me rastin e Ditës së Çlirimit.

“Kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina, sot shënon 21 vjetorin e çlirimit. Kjo datë shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, kur me mbështetjen e forcave të Aleancës Veri-Atlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqen”, ka thënë kryekuvendarja, Osmani.

Osmani ka shtuar se liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica, prandaj sipas saj në altarin e lirisë u radhitën shumë dëshmorë që Prishtina dhe Kosova të jetë e lirë.

“Lavdi e përjetshme atyre që e bënë të mundur lirinë”, ka thënë kryetarja Vjosa Osmani. /femmagazine.3klikanet.local