Artisti i mirënjohur, Sabri Fejzullahu, është nderuar sot në kryeqytet me “Çelësin e Prishtinës”.

Ceremonia është organizuar në Komunën e Prishtinës, derisa përkon me Ditën e Çlirimit.

Në një postim në rrjete sociale, kryetari Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ky nderim i bëhet këngëtarit Sabri Fejzullahu, për shkak të angazhimit përgjatë 55 vjetëve të karrierës së tij artistike.

Sabri Fejzullahu i ka dhuruar aq shumë gëzime, përjetime e kujtime të paharruara Prishtinës., ka thënë Ahmeti.

“Axha Sabri, urojmë që edhe shumë vite të i këndosh Prishtinës që aq shumë e do”, përfundon postimi I kryetarit të Prishtinës. /femmagazine.3klikanet.local