Përbërësit:

 1 kg lëkurë shalqiri

 Pluhur vanilje

 2 limonë

1 kg sheqer.

Mënyra e përgatitjes

Shalqiri duhet të jetë  me lekurë të trashë, pasi ky reçel behet vetëm me të bardhën e lëkurës së shalqirit.

Pasi të qëroni pjesën e jashtme jeshile të tij, priteni pjesën e bardhë në copa 1 centimetër të trashë. Futini copat e shalqirit në tenxhere dhe ziejini për 10 minuta.

Ndërroni ujin e nxehtë me ujë të ftohtë dhe ziejini përsëri për 10 minuta.

Pastaj futni copat në tenxhere me ujë të ftohtë dhe i ndërroni ujin 6 – 8 herë për 24 orë.

Për një kilogram shalqi duhen 1 kilogram sheqer kaf, ose sipas dëshirës. Në tenxhere hidhet sheqeri dhe ujë sa të mbulojë nivelin e sheqerit.

Ziejeni deri sa të keni sherbetin e trashë e pastaj hidhen copat e shalqinit.

Më pas shtohet edhe vanilja dhe 2 limonët e shtrydhur. Ziejeni edhe për 20 minuta dhe fikeni zjarrin.

Hiqni shkumën dhe mbuloni tenxheren me napë deri sa të ftohet. Ruajeni në frigorifer dhe servireni të ftohtë.