Në të gjithë botën janë me qindra fëmijë që lindin para kohe. Këto bebe e gjejnë forcën për të mbijetuar dhe gëzuar prindërit e tyre pavarësisht rrezikut që ju kanoset jetës së tyre.

Por kush nga VIP-at shqiptare janë perballur me lindje të parakohshme?

– Modelja e njohur Suada Sherifi, solli në jetë vajzën e saj Dejzi para se të mbushte periudhën 9 muajshe. Ajo lindi shumë e vogël në peshë, 2 kilograme e 700 gram, por fatmirësisht nuk pati probleme.

Suada për shak të komplikacioneve u fut në operacion para kohe dhe nuk arriti të realizonte një lindje normale sic e kishte parashikuar.
Modelja në muajt e parë iu përkushtua tëresisht përkujdesjes ndaj vjazës, kurse tani është edhe e angazhuar me biznesin e saj.

– Ne pritje të dy binjakeve, Greta Heta këngetarja dhe moderatorja e njohur, për shkak të lindjes para kohe ajo sakrifikoi njerin prej tyre. Dhimbja për humbjen e bebit ishte shumë e madhe por ajo u bë e forte për Matean pasi kjo e fundit luftoi dy muaj me vdekjen.

Vogëlushja Matea arriti të mbijetojë dhe është shumë mirë me shëndet.
Greta atë kohë postoi në rrjetin social “ Facebook”:

“ Ato erdhën në jetë të dyja, shumë para kohe, por vetem Matea arriti të mbijetojë. Matea ime luftarake që falë dëshirës së të madhit Zot për të mos ma coptuar shpirtin përjete, fale punës së jashtëzakonshme të bluzave të bardha të “Mbretëresha Geraldine”, sot është në shtëpi pas 50 ditësh në reanimacion. Lindi 1000 gramë, sot është 1530 gramë, shumë rrugë për të bërë, por shpresojmë që luftën më të madhe, atë me jetën e fituam. Mirënjohje për stafin human të reanimacionit të bebeve. Keni gjithnjë bekimet e një nëne”.

-Një nënë e njohur per publikun është edhe Sara Hoxha. Nëpermjet një postimi në “Instagram” ajo na pati bërë me dije se ishte e detyruar të lindte para kohe.

Ajo shkruajti:

“Londoni erdhi në këtë botë 5 javë para ditës që pritej. E deri në atë kohë unë kisha lexuar dhjetëra libra dhe kisha parë qindra video, sidoqoftë asgjë nuk më përgatiti për beben e ardhur para kohe. Edhe pse nuk mund të ushqehej me gji, Londoni më tregoi që ishte njeriu më i guximshëm qe njoh. Të gjitha netët që kam qëndruar duke u kujdesur për të, duke parë nëse merr fryme apo jo, ia vlejtën”.

-Tuna Sejdiu ishte e detyruar që Tianin ta sillte në jetë me anë të ndërhyrjes Cezariane për shkak te komplikacioneve te momentit.

Në një postim në “Instagram” Tuna pati shkruajtur :

“Ky set fotografik së bashku me Norik Uka, lindi si ide nga eksperienca ime personale nëpër të cilën jam e bindur që shumë nëna kanë kaluar, dhe jam e bindur që nuk jam e vetmja të cilës i dështoi “plani i lindjes”. Pas përgatitjeve 9 mujore për një lindje spontane, strishat e Patrisit për të participuar në prerjen e kërthizës, strishat e duos së fotografëve nga Shkupi, për të dokumentuar aktin më të rëndësishëm të jetës time (Daaah ofc I would do that), hypno – birth seancat online për një lindje paqësore etj etj! Kishim përgatitur gjithçka për një moment si ky. Papritur u komplikua e gjithë situata brenda 8 oreve, me provokime ndodhën gjëra që nuk i kishim paraparë as unë e as mjekët që po përgatiteshin për lindjen e bebes dhe përfundova me lindje Cezariane emergjente. Isha e frikësuar, e trishtuar e papërgatitur”, pati shkruar Tuna.

Burimi: Keshilla bukurie