Rep artisti, Capital T, tash e sa kohë është i angazhuar intensivisht në albumin e tij të ri “Sculpturë”, album ky që është dashur të prezantohet shumë më herët.

Por vonesat ndodhën për shkak të pandemisë së krijuar nga virusi korona.

Por tashmë artisti shumë i dashur për publikun, ka bërë me dije se ky projekt do të lansohen shumë shpejt.

Capital T, në vazhdimësi po ndanë infromacione për fansat në rrjete sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar një video që është pjesë e këngës së albumit “Skulpturë”.

https://www.instagram.com/p/CBN495WHLb-/

Kjo këngë sipas rep artistit titullohet “Tu festu”, që në shikim të parë të jep sinjale se do të jetë një nga hitet më të dëgjuara të këtij sezoni veror.

Gjithashtu Capital T, ka ndarë edhe videon tjetër, një pjesë të këngës “C’est la vie”.

https://www.instagram.com/p/CBQydsnHvC6/

Tashmë është bërë e ditue se pjesa e parë e albumit do të publikohet në muajin qershor.

Mbetet të shihet nëse edhe ky projekt do tu pëlqej fansave të artistit. / femmagazine.3klikanet.local