Ka emigruar kohë më parë në Shtetet e Bashkuara të Kosovës. Por këngëtarja shqiptare, Linda Halimi, po vazhdon karrierën muzikore, duke sjellur këngë të reja.

Së fundmi, Linda Halimi, ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar  “Better  You”, por vetëm versionin audio.

Në rrjete sociale, këngëtarja ka treguar edhe arësyet se pse këngës nuk i është realizuar videoklipi.

“Do të dëshiroja që të kisha realizuar videoklipin, por ne jemi duke jetuar në kohëra të vështira dhe shpresoj që shumë shpejt të mund të sjell edhe videon. Por për momentin do të doja të ju shoh juve duke realizuar video dhe të m’i dërgoni mua, unë do t’i postoj”, ka thënë këngëtarja.

Linda është e martuar dhe tashmë është bërë edhe nënë.

Më poshtë mund të gjeni këngën e re të Linda Halimit./femmagazine.3klikanet.local