Ylli shqiptarë me famë botërore, Ava Max, ditë më parë ka njoftuar fansat së shumë shpejt do të lansoj projektin e ri muzikor.
Por duket që artistja krahas këngës së re, vjen edhe me pamje te re.
Këtë herë, biondja ka prezantuar ndryshimin e ri që ka bërë në dukje teksa ka befasuar fansat e saj.
Ajo vjen me flokë ngjyrë portokalli dhe kjo pamje e re ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve, përcjellë Telegrafi.
Si shumë nga të famshmit, edhe Ava Max i është bashkuar nismës “Black Lives Matter” pas vdekjes së George Floyd, në mbrojtje të njerëzve me ngjyrë.

Floyd vdiq në fund të muajit maj pasi një oficer i policisë ia vuri gjurin në qafë për afro tetë minuta.