Artisti spanjoll Pau Dones, vokalisti kryesor i grupit rok Jarabe de Palo, ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare

Në vitin 2015, këngëtari dhe kantautori i njohur pati pranuar publikisht se po tërhiqej nga karriera muzikore, pasi ishte prekur nga kanceri në zorrën e trashë. Por vetëm një vit më vonë u bë publike se Dones i kishte mbijetuar sëmundjes.

Ai madje pati publikuar një video të emërtuar “Adios”, përmes të cilës transmetoi një porosi për adhuruesit e tij, se jeta është shumë e shkurtër dhe se atë duhet jetuar sikur të jetë dita e fundit.

Por në fillim të vitit 2020, Dones, ka lansuar projektin “Vuelvo” në Kanalin Youtube.

Përmes kësaj kënge, ai tregoi se po rikthehet në muzikë, derisa vetëm dy javë para vdekjes, artisti langoi projektin e ri “Eso Que Tu Me Das”. /femmagazine.3klikanet.local