Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj feston sot ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë ka marrë urime të shumta nga miqtë, mes tyre personazhe të njohur të showbizit.

Në mesnatë, Beatrix publikoi disa foto nga shtëpia ku shfaqej me një tortë në duar, surprizë nga e ëma Antigona, transmeton Gazeta Korrekte.

https://www.instagram.com/p/CBMLXrdpVjW/

Më vonë këngëtarja publikoi edhe një video në momentin e fryrjes së qirinjve.

Beatrix mbushi 26 vjeç dhe e përshkroi kështu këtë vit: “Ky viti i fundit ka fluturuar. Kam kaluar momente të paharrueshme. Koha ikën kaq shpejt! Ndihem e bekuar me gjendjen time mendore, spirituale dhe emocionale. Jam mirënjohëse. Ju dërgoj dashuri dhe energji të mirë”.