Ylli i muzikës, njëherësh stiliste, Victoria Beckham i ka bërë thirrje industrisë së modës që ta mbështesin lëvizjen Black Lives Matter, e cila filloi pas vrasjes së George Floyd në SHBA.

Në një postim të gjatë në Instagram, stilisti ndau mendimet e saj për lëvizjen Black Lives Matter dhe rolin që industria e modës duhet të luajë në vetëdijësimin e shoqërisë globale për problemet që sjellë racizimi.

https://www.instagram.com/p/CBDg0OYJ1VT/?utm_source=ig_embed

“Unë kam bërë një hap mbrapa këtë javë, pasi që jam përqëndruar në ngjarjet tragjike që kanë ndodhur së fundmi. Duke parë situatën që është zhvilluar këtyre ditëve, fushata Black Lives Matter, unë jam ndjeë shumë keq për faktin se sa shumë është i rrënjosur racizmi në shoqërinë tonë . Mendoj se secili prej nesh a ka për obligim që të flasim për këtë dukuri. Edhe unë dua të përdor platformën time sociale për vetdëdijësim, debat dhe përpjekje për ndryshimin e gjendjes”, ka thënë Beckham.

 Ajo shtoi se industria e modës mund të luaj një rol të rëndësishmë në këtë drejtim, pradnaj ajo ka thënë se kjo duhet të filloj nga kompania e saj për tu ndjekur nga kolegët e tjerë. /fammagazine.net

Burimi: Marie Claire