Gjermania planifikon që deri më 31 gusht të zgjasë masën e ndalimit të udhëtimeve për vendet jo-evropiane.

Kështu bëjnë të ditur burime të agjencisë Reuters, duke shtuar se Berlini është i inetersuar të mbajë nën kontrollë udhëtimet për shkak të virusit COVID-19.

Kabineti gjerman, pritet të miratojë këtë vendim në mbledhjen e rregullt që mbahet cdo të mërkurë, thanë burimet.

Por ky burim ka shtuar për Reuters, se masa mund të hiqet për ato shtete me shkallë të ulët të infeksionit.

Kujtojmë që Ministri i Jashtëm Heiko Maas, javën e kaluar ka kërkuar nga populli gjerman që të mos udhëtojnë në Britani dhe disa vende me vatër të lartë të përhapjes së virusit. / femmagazine.3klikanet.local

Burimi: Reuters