Një studim i kryer së fundmi tregoi se ato që mund të konsiderohen si aktivitete të lehta fizike, mund të përmirësojnë shëndetin mendor të një personi.

Ky studim u botua në “American Journal of Preventive Medicine” dhe tregoi një lidhje midis ushtrimeve të lehta fizike, uljes së stresit dhe përmirësimit të gjendjes shpirtërore.

Në studim u përfshinë individë midis moshës 21 dhe 35 vjeç dhe u vërejt koha e gjumit, aktiviteti fizik dhe koha e qëndrimit ulur.

 Të dhënat e nxjerra nga studimi treguan se edhe aktivitetet e vogla gjatë ditës ndikojnë në përmirësimin e gjendjes shpirtërore.

Studiuesit u shprehën se zëvendësimi i kohës së ulur me punët e shtëpisë, ose të flasësh në telefon teksa je duke ecur, apo aktivitete të tjera të lehta ndikojnë në uljen e stresit.

Gjithashtu të rregullosh orarin e gjumit, mund të duket si një ndryshim relativisht i thjeshtë i stilit të jetës, por siguron përfitime të shumta dhe lejon trupin të qetësohet./femmagazine.3klikanet.local