Aktorja e dashur për publikun, Adriana Matoshi, është shpërblyer edhe me një çmim, për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë”.

Matoshi, u shpërblye me çmimin si “Aktorja më e mirë” në Festivalin e Francës “See A Paris”.

Aktorja , gjatë gjithë ditës ka marë urime të shumta nga miqtë dhe fansat.

Në mesin e urimeve të panumërta, ajo pranoi urim edhe nga Ambasada e Francës.

https://www.facebook.com/FranceauKosovo/photos/a.135880949789060/3074838009226658/?type=3&theater

“Urime aktores kosovare, Adriana Matoshi, e cila fitoi çmimin e aktores më të mirë në Festivalin kinematografik francez të Evropës Jug-Lindore ” See a Paris “. Aktorja fitoi këtë çmim për rolin e saj në filmin “Nëntori i ftohtë” (2018), i cili rrëfen periudhën e shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1992″, përfundon postimi në profilin e Ambasadës në Facebook./femmagazine.3klikanet.local