E dëshmuar në shumë role, aktorja e njohur Adriana Matoshi, ka rrëmbyer edhe një çmim të rëndësishëm për karrierën e saj.

Aktorja ka arritur të marrë një tjetër çmim të rëndësishëm me rolin e saj në filmin ‘Nëntori i ftohtë’ me regji Ismet Sijarina.

Adriana Matoshi, u shpërblye me çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin e Francës “See A Paris”

Tematika e filmit të regjisorit “Nëntori i ftohtë” është një ngjarje e cila zhvillohet në fillim të viteve 90-të, në kohën e Qeverisë Jugosllave e cila e anuloi autonomin e Kosovës, shpërndau parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të Kosovës.

Shpërblimi në Festivalin e Francës, është vetëm njëri nga çmimet që aktorja ka rrëmbyer gjatë karrierës së saj artistike. / femmagazine.3klikanet.local