Propozimi për martesë i një djali me sindromën daun për të dashurën e tij, gjithashtu me sindromën daun është bërë virale në rrjet.

Video e publikuar nga vajza, Saris Marie Garcia ka marrë pëlqimin e shumë njerëzve, duke u shpërndarë gjithandej, përcjellë Gazeta Korrekte.

Në video shfaqet i dashuri i saj, Garcia David Cowan, i cili shkon drejt të dashurës së tij, nxitëse tifozesh në Florida.

https://www.facebook.com/sarismariemodel/videos/545768072644302/

Në dorë, Cowan mbante një tufë lule, disa tullumbace dhe një pankartë ku shkruhej: “A do të jesh rrezja e diellit për të ardhur në shtëpi? Propozim që ka marrë miratimin e Saris,që e shpërbleu të dashurin e saj me përqafime të ngrohta.