Përbërësit 

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

7-8 lugë gjelle me miell misri

25 gr gjalpë të freskët (për një gatim më të shëndetshëm AgroËeb.org ju këshillon përdorimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër)

5-6 lugë gjellë gjizë e freskët

4 thelpinj hudhra

4 gota ujë

Spec djegës pluhur

Kripë

Disa thelpinj arrash

Përgatitja 

Si fillim, vendosni një tenxhere në zjarr dhe të kaurdisni miellin e misrit me gjalpë derisa mielli të zverdhet.

Shtoni gjizën, hudhrat e shtypura, kripën, specin djegës dhe ujin.

Përzjeini dhe lërini të ziejnë derisa masa të trashet.

Përziejini bashkë dhe largojini nga zjarri.

Lëreni fërgesën të ftohet pak dhe kur ta shërbeni spërkateni me disa pika gjalpë të tretur dhe disa thelpinj arrash.

Nëse preferoni mund ta spërkasni edhe me pak majdanoz të grirë hollë.

Kjo fërgesë fantastike shoqërohet në mënyrë të mrekullueshme me sallata të freskëta të stinës dhe mund të konsumohet në çdo vakt të ditës.

Burimi: AgroWeb