Edhe pse në publik krijohet përshtypja se personazhet e njohur divorcohen më shumë, ata janë pothuaj njëlloj me të gjithë të tjerët. Por ndryshimi është që ajo që ndodh në jetën e tyre mësohet nga publiku i gjerë.

Këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa, ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, me crast nuk shpëtoi nga pyetjet delikate për divorcin.

Ishte pikërisht pyetja “pse artistët divorcohen më shumë?” ajo që e zuri pak ngushte Enedën. Megjithatë, këngëtarja tha se kjo nuk është e vërtetë: “Jo se ne divorcohemi më shumë, por ne na duket më shumë, sepse jemi më të dukshëm për njerëzit e tjerë”, – tha ajo duke shtuar se “divorci është një proces që duhet trajtuar normalisht. Po u trajtua normalisht dhe po nuk u bë dramë, atëherë gjithçka shkon normalisht”,– tha këngëtarja.

Prej pak vitesh Eneda është ndarë nga bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, me të cilin ka edhe një vajzë bukuroshe, Aria.