Është një nga gratë e suksesshme shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ermira Babamusta, eksperte e punëve të jashtme, autore e shumë verprave shkencore, e njohur në opinion si shqiptarja që ka drejtuar fushatën në zgjedhjet presidenciale të Presidentit Obama në 2008 dhe 2012, për të vazhduar punën në administratën e presidentit Obama.

Studiuesja dhe humanistja shqiptare, ka lindur në Shqipëri, derisa nga atdheu është larguar në vitin 1998, si njëra nga studentet me të mira të gjuhëve të huaja.

Ka mbaruar shkëlqyeshëm universitetin e lartë me dy mastera, Shkenca Politike dhe Administratë Publike, si dhe programin e tretë universitar të avancuar ‘Diplomacia e Kombeve të Bashkuara’ në New York.

Programin e doktoraturës e vazhdoi në Shkenca Politike, Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Në 2013 studioi në programin akademik të Harvardit në kursin diplomatik për mbrojtje dhe sigurim.

Dr. Ermira Babamusta, është studiuese shumë aktive në fushën e shkencave politike, duke sjellë edhe studime shkencore, të cilat janë vlerësuar lartë.

Në fushën e hulumtimeve, vlenë të ceket studimi për metodat diplomatike të përdorura gjatë bisedimeve zyrtare për statusin dhe Pavarësinë e Kosovës.

Por studimet për çështjen e Kosovës, studiuesja Babamusta, nuk i ka ndalur me kaq.

Së fundmi, ajo ka botuar librin akademiko-shkencor në gjuhën angleze “Besimi Politik në Kosovë” (Political Trust in Kosovo) që tashmë është në tregun e librit në SHBA, Angli, Gjermani, Francë, Spanjë, Itali, Japoni, dhe Kanada. 

Libri është një studim shkencor 10-vjeçar dhe trajton pyetjen: “Cilët janë faktorët që ndikojnë besimin politik në një demokraci tranzicionale?” duke trajtuar Kosovën si rast-studimi. 

Kush është Ermira Babamusta?

Ermira është lindur në Shqipëri, nga prindërit Neki dhe Suzana Babamusta. Ajo largohet nga Tirana, në vitin 1998, si një nga studentet më të mira të shkollës së mesme profesionale të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” (dega anglisht) dhe ndjek studimet nëpërmjet programit “Student Cultural Exchange” në SHBA.

Programin studentor Ermira e mbaroi shkëlqyeshëm me mesataren më të lartë të sistemit shkollor amerikan 4.00 GPA dhe ka fituar disa çmime kombëtare në matematikë, spanjisht, etj., në konkurset ku ka marrë pjesë në shkallë kombëtare.

Pas përfundimit të studimeve bnë të gjitha nivelet akademike, ajo ka vazhduar punën profesionale në Amerikë.

Në Senatin dhe Kongresin Amerikan ka punuar si eksperte e punëve të jashtme. Ka punuar edhe në Departamentin e Paqes të OKB-së në New York.

Në vitin 2013 Ermira bëhet pjesë e programit vullnetar për shërbim publik, me mbikëqyrje nga zyra e Presidentit, ku shërben si drejtoreshë rajonale për organizata bamirësie, duke përfshirë edhe Kosovën.

Po në 2013 Ermira Babamusta zhvillon inciativën bamirëse për Paqe, në bashkëpunim me Fondacionin e OKB-së “UN Foundation, Girl Up” dhe “World Food Program” për të ndihmuar vajzat e reja në shtete në zhvillim e sipër të kenë mundësi për shkollim dhe të drejta të tjera.

Ermira synon ngritjen e vlerave demokratike kudo në botë.

Ermira Babamusta është shpallur “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos” nga Instituti i Paqes Kessel dhe “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare” nga Kongresi Amerikan, Kryetari i Maxhorancës në Senat, Senatori Harry Reid./femmagazine.3klikanet.local