Kush nuk i do një palë këpucë të reja? Modelet e reja, platforma, çizmet deri te kyçi i këmbës apo edhe këpucët që i vesh në raste të veçanta, kanë gjithmonë një siklet – të vrasin këmbët. Të gjitha llojet e këpucëve të reja kanë diçka që mund të riparohet, në mënyrë që të mos i kesh më të ngushta dhe të mos e ndiesh këmbën si në një këpucë të re.

Në qoftë se ende nuk e ke kuptuar si mund t’i trajtosh një palë këpucë të reja, këtu janë disa mënyra për t’i bërë ato vërtet të rehatshme, transmeton Revista Class.

1. Vishi rreth e rrotull shtëpisë. Kjo është një prej mënyrave më të thjeshta për t’i bërë këpucët e reja më komode. Por kjo nuk do të thotë t’i mbash veshur gjithë ditën. Thjesht mbaji për disa minuta çdo ditë.

2. Zgjeroji me çorape. Nëse i mban në shtëpi për 5 – 10 minuta në ditë, vish çorape të trasha në mënyrë që lëkura të hapet.

3. Futi në ngrirje gjatë natës. Një prej trukeve më popullore është ngrirja e këpucëve. Mbush me ujë dy qese plastike, futi në këpucë dhe lëri gjatë gjithë natës në frigorifer. Të nesërmen në mëngjes nxirri dhe lëri të shkrijnë natyshëm. Do ta shohësh që lëkura është zbutur dhe është hapur.

4. Bli një spray që ndihmon në hapjen e materialit. Edhe kjo është një mënyrë që do të të ndihmojë në një kohë të shkurtër.

5. Përdor tharësen e flokëve. Këpucët mund të kenë disa vende më të ngushta. Në to, përdor tharësen për disa sekonda për të ndihmuar zbutjen e materialit. Veç duhet të kesh kujdes të jetë material cilësor, që të mos digjet nga temperatura e lartë. Dhe tharësen duhet ta mbash në gradën minimale.