Pas 23 vitesh punë, skulptori Petr Váňa, ka përmbyllur punimet në kolonën Marian në afërsi të kishës që gjendet në qytetin e vjetër të Pragës, e cila u rrëzua nga një turmë protestuesish kundër monarkisë së Habsburgut,  në vitin 1918.

Statuja e virgjëreshës Mari është rikthyer në vendin e mëparshëm, mbi këtë kolonë. Ajo u rivendos përmes një vinç.

Kolona u ndërtua për të përkujtuar çlirimin e Pragën nga pushtuesit suedez ne vitin 1648.

Për kthimin e statujës, është diskutuar që nga vitet e 90-ta.

Ata që përkrahën restaurimin e saj, statujën e konsiderojnë simbol të mbrojtjes për qytetin e Pragës.

Por që nga ajo periudhë kanë ekzistuar mosmarrëveshje lidhur me rivendosjen e saj.

Ish kryetari i Komunës së Pragës, Bohuslav Svoboda, pati thënë se statuja katolike e Marisë pranë statujës protestante të Jan Hus në Sheshin e Qytetit të Vjetër do të dëshmonte se Praga është një qytet multikulturor.

Argumentet kundër rindërtimit të një kolone u ngritën gjithashtu nga ateistët dhe përfaqësuesit e kishave protestante.

Ndërkohë, Republika Çeke njihet si njëri nga vendet me numrin më të madh të ateistëve në botë./femmagazine.3klikanet.local