Tenori shqiptar me famë botërore Ramë Lahej, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë një sqarim, i cytur nga disa reagime për vlerësimit që ai ka lidhur me zhvillimet politike në Kosovë.

Lahaj, ka thënë se ka  shumë miq, nga fusha te ndryshme, artistë e politikanë, sportistë e mjekë nga e gjithë bota. Po ashtu edhe ne Shqipëri e Kosovë, e kudo në trevat shqiptare.

“Do të bashkëpunoj me secilin që ia dëshiron të mirën vendit por do të kundërshtoj e protestoj ndaj secilit qe vlerësoj se dëmton interesat e vendit. Pavarësisht miqësisë apo afërsisë që mund të kem me ta. Dua t’ju siguroj sot nuk mbaj asnjë anë politike dhe nuk kontribuoj në asgjë̈ tjetër përpos të mirës së vendit, do të mbështes gjithmonë ata që kontribuojnë̈ për të mirën e shqiptarëve dhe interesit të tyre”.

Artisti, tutje ka shtuar se është rritur në Kosovë, mes skamjes, përbuzjes nga ish-regjimi serb, sikurse shumica e shqiptarëve që e përjetuan atë periudhë.

“Jam betuar se do të jem me ju gjithmonë̈, vetëm për të mirën e vendit e jo të individëve, sigurisht me aq mundësi sa kam si artist”, ka përfunduar tenori shqiptar./femmagazine.3klikanet.local