Në Ditën Botërore të Mjedisit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani  dhe deputetja e Kuvenit, njëherësh kryetare e Alternativës Demokratike Të Kosovës, Mimoza Kusari Lila, kanë zhvilluar një takim të përbashkët.

Për këtë takim, ka njoftuar në rrejete sociale, deputetja Kusari-Lila.

“Sot në ditën botërore të mjedisit u takova me Kryetaren tonë të Kuvendit znj. Vjosa Osmani, për të diskutuar inicimin e grupit të deputetëve të gjelbërt për legjislaturen e shtatë. Si asnjëherë më parë, koha është për të integruar strategjinë e mjedisit me strategjinë zhvillimore për t’u përballur me sfidat që i kemi përpara”, ka shrkuar Kusari- Lila.

Kujtojmë që kryekuvendarja Vjosa Osmani dhe Mimoza Kusari Lila, janë politikave shumë aktive në jetën politike dhe institucionale dhe mjaft të zëshmë në problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës. /femmagazine.3klikanet.local