Modelja e famshme, Cara Delevingne, ka dhënë një intervistë për revistën Variety. Ajo mes tjerash ka folur  edhe për seksualitetin e saj.

Ajo ka pranuar publikisht se është panseksuale dhe se e tillë do të mbetet gjithmonë.

Delevingne, shpjegoi se si është të jesh një person panseksual në Hollywood dhe në një familje me mentalitet konservativ.

“Mendoj se do të jem gjithmonë panseksuale. Sido që dikush ta përcaktojë veten, ‘ai’ apo ‘ajo’ – unë dashuroj personin – kjo është e gjitha. Unë tërhiqem nga personi”, – ka thënë modelja.

Cara rrëfeu se është rritur në një familje tradicionale angleze.

 “Nuk doja ta pranoja kush isha. Nuk doja ta mërzisja familjen time. Isha thellësisht në depresion dhe e më mungonte lumturia. Kur nuk e pranon veten dhe nuk e do veten, ti thjesht nuk je aty”, -tha ajo.

Cara pranoi se ishte e frikësuar se si do ta pranonte familja. Por në këtë asket ajo kishte gabuar.

Rikujtojmë që pak javë më parë, Cara i dha fund lidhjes me të dashurën e saj prej disa vitesh, Ashley Benson.

Por cfarë është panseksualiteti?

Panseksualiteti (ose omniseksualiteti) është tërheqja seksuale, romantike apo emocionale, pavarësisht seksit, orientimit seksual apo identitetit gjinor. Pra, panseksual është një njeri që tërhiqet nga kushdo dhe seksi apo gjinia nuk janë faktor përcaktues në tërheqjen e tyre romantike apo seksuale ndaj të tjerëve.

Panseksualiteti ndryshon nga biseksualiteti, pasi njerëzit panseksualë janë të hapur ndaj marrëdhënieve me transeksualët apo me njerëz që nuk janë përcaktuar nëse janë femra apo meshkuj. Pra panseksualiteti është më gjithëpërfshirës se biseksualiteti./femmagazine.3klikanet.local

Burimi: Revista Variety