Sot personazhe të shumtë cilësohen si personazhe VIP, madje edhe ata që janë bërë të njohur vetëm përmes rrjeteve sociale.

Për këtë arsye sot shumë personazhe nuk pëlqejnë të quhen VIP dhe këtë gjë ju ka kërkuar Aurela Gaçe fansave të saj.

Këngëtarja ka bërë një postim në rrjete sociale dhe shprehet se të gjithë e kanë të ndaluar ta etiketojnë si VIP. Ajo thotë se është një njeri i thjeshtë që është bërë i njohur për shkak të punës së saj dhe pasionit që ka për punën.

“Shoh shpesh tituj, ja VIP-at që morën pjesë, ja cilët VIP-a erdhën, ja VIP-at që shkuan etj. Shoh edhe në ndonjë koment ku thonë, ju VIP-at etj etj. Unë ju ndaloj të etiketoni të tillë. Ju lutem mos më etiketoni VIP as në shkrime e as në përshkrime. Nuk jam VIP jam një njeri që njihem për shkak të pasionit e profesionit që ushtroj. Emrin e kam Aurela Gaçe. Kaq!”, ka shkruar Aurela në postimin e saj.